Sandri i Klanit shpërblehet nga Rama me 22 milionë lekë


Aleksandër Frangaj, një prej oligarkëve-mediakë, i njohur ndër vite për lidhje të ngushta me të gjithë liderët e qeverive të majta apo të djathta që kanë qenë në pushtet, me sa duket nuk ngopet duke vjelur taksat e qytetarëve me favorizimin e pushtet, por tashmë i hyn në pjesë edhe mediave të tjera duke i vjedhur videot ekskluzive dhe duke i shitur si të vetat. – shkruan JOQ Albania.

Sandri i Klanit shfaqet i etur për të përfituar jo vetëm leje ndërtimi teksa shpjegimi i vetëm është se nuk ka dalë i kënaqur nga një tender i përfituar së fundmi nga Rama me vlerë 1.888.000,00 (një milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) Lekë të reja pa TVSH ose 22 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në tenderin me procedurë kërkesë për propozim dhe objekt “Shërbim regjie për Konferencën e 41-të Ndërkombëtare (ICDPPC)” i hapur nga Drejtoria e shërbimeve Qeveritare në varësi të Ramës, fitues është shpallur TV KLAN, ku operatori tjetër konkurrues është skualifikuar për shkak të mungesës në dokumentacion, shkruhet në njoftim.

Drejtoria e Shërbimeve qeveritare në pikën e tetë të detyrave që duhet të kryejë ka për detyrë ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit.

Miliona prej reklamave që Frangaj ka përfituar nga qeveria ndër vite:

1-Ministria e Brendshme dhe policia 5 milionë USD reklama TV Klanit për vizat

2-Ministria e Mbrojtjes, 3 milionë USD TV Klanit

3-Reparti 6660- 2012- 300 000 dollarë TV Klanit

4-Reparti 4300- 2007- 235 000 dollarë TV Klanit

5-2008- 115 000 dollarë TV Klanit

6-2009- 385 000 dollarë TV Klanit

7-2010- 30 000 dollarë TV Klanit

8-2011- 700 000 dollarë TV Klanit

9-2012- 700 000 dollarë TV Klanit

10-Drejtoria e Rrugëve i dha 190 mijë USD reklama TV Klanit

11-Albpetrol, 250 milionë lekë TV Klanit brenda një viti

Drejtori i Tv Klan ashtu siç nuk i ka qëndruar ndonjëherë parimeve të tij morale apo etike duke “ndërruar hënë” dhe duke i bërë qoka çdo drejtuesi shteti që ka qenë në pushtet për të mbijetuar, qoftë ky i majtë apo i djathtë, në këtë formë duket se e ka drejtuar edhe TV e tij duke përfituar nga puna e të tjerëve e duke e shitur si të tijën./JOQ

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.