Regjisorja e njohur, Vera Grabocka dhe aktori i dashur për publikun shqiptar, Timo Flloko, kanë shumë vite martesë bashkë.
Ata janë një ndër çiftet më të njohur në vendin tonë, por janë të rralla daljet e tyre së bahsku në publik. Por së fundmi, Vera ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” një moment shumë të ëmbël dhe intim me bashkëshortin.
Ajo ka publikuar një video të shkurtë ku shfaqet duke u puthur në buzë me Fllokon. “Dashuria është e vetmja përgjigje”, shkruan Grabocka krahas videos e cila menjëherë u shoqërua me shumë pëlqime dhe komente.
Vera dhe Timo janë çifti që na bëjnë të besojmë te dashuria e vërtetë sepse vitet kalojnë e ata i sheh të dashuruar si ditën e parë.
Comments are closed.