Një person gjeti vdekjen, pasi po kalonte autostradën nga njëri krah në tjetrin. Aksidenti ndodhi në orën 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, kur mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh., 37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme. Burime paraprake thanë se makina tip “Fiat” me targa italiane ka goditur për vdekje këmbësorin, i cili ende nuk është identifikuar.
Comments are closed.