Konferenca e jashtëzakonshme e Metës, 20 minuta me vonesë para medias

Presidenti Ilir Meta e nisi me 20 minuta vonesë konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, të paralajmëruar në mesditë, pak pasi shpalli vakancën për Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit para kohe të mandatit të anëtarit Besnik Muçi.

Meta, e nis këtë konferencë, duke patur për kryefjalë Kushtetutën dhe përmendi 22 nëntorin e vitit 1998, kur u miratua Kushtetuta e punuar nga i ndjeri Sabri Godo dhe Arben Imami.

“Populli vendosi që pushteti ndahet në tre pushtete, të ndara, të patjetërsueshme, të pacënueshme” – tha Meta.

Por kjo kushtetutë sipas Metës u zhbë në vitin 2008, duke mos pranuar vullnetin e qytetarëve, por atë të kryetarëve të partive. “Kushtetuta nga dokumenti themeltar, u kthye në rregullore me afate dhe data, duke shkelur thelbin” – tha Meta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.