Kërcënimi i Metës me video, reagon zv.ministrja e përfolur Romina Kuko

Zëvendëministrja e Brendshme Romina Kuko u është përgjigjur mbrëmjen e sotme të gjithë zërave për përfshirjen e saj në një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kuko e cilëson paturpërsi përfshirjen e emrit të saj në “betejën” me ambasadorët. “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!

Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja Kuko.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.