Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ish-marinsi gjendet pas tre vjetësh i vdekur në shtëpi, ja rrëfimi i nënës së tij

Familja e një ish-marinsi ka mbetur zemërthyer dhe krejtësisht e çoroditur nga lajmi se trupi i pajetë i Ronald Wayne White u gjet i shtrirë në tokë, në banesën e tij në Teksas.

Ronald kishte tre vjet që kishte ndërruar jetë, por të afërmit nuk dinin gjë. E ëma, Doris Stevens ende nuk po e merr dot veten nga vdekja misterioze e të birit, për të cilin thoshte se ishte zhdukur që nga viti 2016.

“Nuk e përballoj dot, janë tre vjet, nuk di sesi mund t’i bëj ballë një situate të tillë”, është shprehur ajo për mediat vendase. Trupi i White u gjet në kuzhinën e shtëpisë së tij dhe ky zbulim ndodhi rastësisht, sepse në të kundërt, nuk i dihet edhe për sa kohë do të ishte dergjur atje.

Punonjësit e mirëmbajtjes kishin tentuar të hynin në apartament, sepse menduan që kishte probleme me tubat e ujit. E ëma kishte filluar të shqetësohej shumë për mungesën e të birit që lëvizte shpesh jashtë kufijve për çështje pune, sidomos kur ai nuk e mori në telefon për ditëlindje, gjë që siç thotë Doris, nuk ndodhte asnjëherë.

“Këtë ditë ai nuk e humbiste kurrë,” thotë gruaja. “Më telefonte kudo që të ishte, në Egjipt, Filipine, nga çdo vend”, vazhdon ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore