Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ilir Meta pritet të reagojë për deklaratën e fortë të Departamentit të Shtetit

Presidenti Ilir Meta pritet të reagojë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp për deklaratën e fortë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në mesditë, kreu i shtetit, pas një takimi me anëtarin e shkarkuar të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi dhe shpalljen e vakancës për të, lajmëroi një konference shtypi, e shoqëruar me termin e jashtëzakonshme.

Burime nga presidenca thonë se Meta do të reagojë për deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, që bëri të ditur se ?është në dijeni? të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se ?është duke e vëzhguar situatën?.

Pas sugjerimit të djeshëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë që Shqipëria t?i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë ?Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës?.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore