Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Fotot që do ju lënë pa fjalë/ Shitën shtëpinë dhe palestrën, tani çifti jeton brenda një autobusi

Ju ka shkuar ndonjëherë në mëndje që të shisni shtëpinë, makinën apo çdo gjë tjetër vetëm që të shëtisni botën? Për të marrë një vendim të tillë duhet shumë guxim, por një çift nuk ka hezituar aspak.

Për të ndërtuar jetën e tyre bashkë, Michael dhe Tawny McVay, shitën gjithçka vetëm për të jetuar në një autobus që në mënyrë të tillë të shëtisin botën. Nuk janë të çmendur, por janë shumë guximtarë dhe kanë shumë kurajo.

“Daily Mail” shkruan se kjo ide u erdhi pasi ata panë një video për modelime automjetesh në vitin 2018. E pa kaluar shumë ditë, çifti vendosi që të nxirrte në shitje shtëpinë dhe palestrën që zotëronin.

Më pas Michael dhe Tawyna blenë për 5 mijë dollar një autobus që shërbente për transportin e nxënësve, i vitit 2004. E shumë pak persona kishin besim që ata të dy mund të arrinin që në hapësirën e automjetit mund të ndërtoheshin një kuzhinë, një sallon, një dhomë gjumi dhe një banjë me dush.

Gjithçka e bënë vetë dhe rinovimi u kushtoi plot 15 mijë dollarë. Ata janë shprehur se tashmë jetojnë gjatë gjithë kohës në autobus.

Për më shumë shikoni fotot mbresëlënëse:

[gallery ids="921153,921150,921149,921151,921152,921154,921155,921156,921157,921158,921159,921160,921161,921162,921163,921164,921165,921166,921167,921147"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore