Edhe në Shqipëri një robot antibombë për lëndët plasëse në ambiente publike (FOTO)

Mesditën e sotme në mes të Tiranës një çantë e harruar nga i zoti vuri në alarm Policinë e Shtetit. Shumë qytetarë të gjendur në atë vend janë shokuar, teksa dëgjonin thirrjet e shumta të Policisë për t’u larguar nga rrezja e menduar si rrezik për ta.

Shumë patrulla policie zunë të gjitha rrugëkalimet, ndërsa shpërthimi duhet të ishte mëse i kontrolluar për shkak të lëvizjes së madhe në atë orë dhe në atë vend.

Por, zgjidhja është e sigurt. Policia shqiptare disponon një robot që vepron në distancë dhe që nuk përbën rrezik të paktën për forcat e Policisë që duhet të afrohen në vendin ku ndodhet objekti shpërthyer, në rastin konkret një çantë brenda së cilës askush përveç të zotit nuk mund të dinte se çfarë kishte.

Ndaj, roboti del nga zyrat qëndrore të Policisë së Shtetit dhe vihet në funksion. Policia krijoi fillimisht perimetrin e sigurisë dhe më pas edhe me ndihmën e një roboti antibombë konstatoi se në çantë kishte vetëm mjete punë të një elektricisti.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.