Dy shqiptarët me fabrikë droge në Britani, kushtonte 450 mijë paund (EMRI+FOTO)

Dy emigrantë të paligjshëm janë burgosur pasi akuzohen për drejtimin e një fabrike droge me vlerë 450 mijë paundë në Birmingham, Angli. Policia zbuloi se çdo dhomë,  përveç njërës, në një shtëpi në Quinton ishte duke u përdorur për të rritur kanabis.

Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dënuan me 18 muaj burg pasi pranuan akuzën për prodhimin e një droge të kontrolluar. Njëri prej oficerëve tha se vendi ku u gjet droga ‘ishte formacioni më i madh dhe më profesional’ që ai kishte parë në 20 vitet e tij në detyrë.

Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë, pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor. Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër sipër, ndërsa kuzhina ishin duke u përdorur për të rritur kanabis.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë, së bashku me një qese të madhe kanabisi. John Brotherton, avokati i Danit, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se ai do të bënte punë ndërtimi në vend se të punonte në një fabrikë kanabisi.

Babir Adris, avokat për Gollakij, tha se ishte i arsimuar, nuk kishte qenë këtu shumë kohë dhe se shpresonte të kishte një jetë më të mirë. Të dy burrat i thanë policisë se ishin në borxh ndaj njerëzve që i kishin ndihmuar të vinin në këtë vend./Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.