Dhuratë nga bashkëshorti/ Riselda Sejdia zbulon pamjet nga apartamenti në katin e 48 në Dubai (FOTO)

Koreografia e njohur dhe pedagogia Riselda Sejdia tregoi se bashkëshorti, Ajdin Sejdia i ka bërë dhuratë një shtëpi në Dubai. Riselda tregoi se apartamenti i saj është në katin e 48 dhe është shumë luksoz.

“Zakonisht jam njeri që më pëlqen të rri në shtëpi, jo vetëm tek shtëpia në Dubai. Por me thënë të drejtën, kur shkoj atje nuk më dilet fare, sepse ajo lloj ‘view-je’ që të ofron ajo lloj shtëpi, komoditeti, pamja që ke përballë sigurisht.

I ke të gjitha, do të thotë nëse do të bësh not e ke pishinën, nëse do palestrën e ke aty, nuk humbet kohë të shkosh diku tjetër.

Do të bësh spa e ke aty, do të bësh masazh e ke aty. Domethënë nuk të lejon të dalësh, për çfarë të dalësh.

Ma ka dhuruar, se e ka ditur gjithmonë që Dubain e kam pikë të dobët. Dhe Ajdini si gjithmonë është Ajdini, është i veçantë, jo se bën këto gjëra. Se është burri im në radhë të parë, por vetë e ndjeu dhe e bëri ashtu”, tregoi Riselda e ftuar te “Rudina”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.