Angela Merkel duhet të largohet, për hir të Gjermanisë dhe për hir të Europës!

Nga Timothy Garton Ash

Nëse Gjermania është zemra e Europës, atëherë, në këto momente, është zemra e ngadaltë e një biznesmeni të ushqyer mirë që pushon në shtratin e tij të zyrës pas një dreke të bollshme. Për hir të Europës dhe të vetë Gjermanisë, ajo zemër, duhët ta rrahë pak më shpejt. Nuk është se elitat gjermane nuk i njohin në nivel intelektual problemet që po grumbullohen rreth tyre. Berlini, që ka nisur ta rivalizojë Londrën si qendër “think tank-u”, po mbushet me njerëz të zgjuar, të cilët mund t’ju tregojnë më shumë saktësi përse përballë sfidave të Brexit, populizmit, Donald Trumpit, Vladimir Putinit, ndryshimit të klimës dhe inteligjencës artificiale​​- Europës i lipset më shumë autonomi strategjike, inovacion dixhital dhe rritje e qëndrueshme. Ajo që mungon është një ndjenjë urgjence dhe aftësia për t’i përkthyer këto qëllime abstrakte në politika dinamike të cilat votuesit gjermanë t`i mbështesin në të vërtetë.

Tani për tani, Gjermania po dëshiron në mënyrë efektive qëllimet, por jo mjetet. Përse ky ngërç? Për shkak se Gjermania vetë shkon mirë, faleminderit. Nuk e ka ndjerë dhimbjen që kanë përjetuar në një mëyrë apo një tjetër, pjesë të ndryshme të kontinentit.

Kriza, çfarë krize?

Natyrisht, kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, por edhe ata gjermano-lindorë, që kohët e fundit kanë votuar në numra tronditës për AfD-në ksenofobe të ekstremit të djathtë, anekesa kryesore nuk kanë kushtet ekonomike. Shumica e gjermanëve mbase ende e shohin periudhën e gjatë të kancelarisë së Angela Merkel ( që të premten bën 14 vite mahnitëse), si një kohë të qëndrueshme dhe të mirë për vendin. Ekonomia gjermane ka ecur goxha gjatë kësaj kohe. Kjo, i detyrohet pjesërisht faktit që ka mundur të tërheqë pikat e forta të biznesit familjar gjerman, dhe pjesa tjetër buron nga përfitimet që qeverisja e Merkelit ka pasur prej reformave të tregut dhe të sistemit të mirëqenies, të ndërmarra që në kohën e kancelarit social demokrat Gerhard Schröder. Por ka pasur po ashtu përfitime të mëdha edhe nga rrethanat e jashtme.

Hapja pas vitit 1989 e Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe pranimi i tyre i mëpasshëm në tregun e vetëm europian, u dha një mundësi të mrekullueshme prodhuesve gjermanë që t`i zhvendosin objektet e prodhimit në “portën ngjitur”, duke përdorur një krah pune të lirë e në të njëjtën kohë të të kualifikuar. Po kështu, euro e ka mbajtur monedhën gjermane në një kurs më të ulët të këmbimit të jashtëm, ndërkohë që në të kundërt do të ishte rritur (siç ndodhi me frangën zvicerane). Pra, makineria gjermane e eksportit arriti të çante përpara, duke gjeneruar teprica tregtie që bien në sy. Dhe për shkak se vendi ka një angazhim protestant ungjillor kundrejt realizimit të një buxheti të ekuilibruar dhe “frena borxhi” të ankoruara në kushtetutë, ka financat e shëndetshme publike për të cilat shumica e vendeve demokratike kapitaliste do të “jepnin jetën”.

Megjithatë nën sipërfaqen e kësaj historie suksesi ka një rrahje zemre prej “ ankthi në rritje”. Mbase vendi i ka harxhuar vitet e yndyrës, duke mos investuar sa duhet në infrastrukturën e tij që po plaket? Ndoshta është duke e humbur revolucionin dixhital, kështu që industria e saj e famshme e makinave tani duket qartazi e vjetëruar në krahasim me veturat elektrike vetë-lëvizëse që kanë marrë jetë nga gjigantët e Silicon Valley dhe Kina. (Njoftimi i Tesla se do të ndërtojë një fabrikë afër Berlinit është një haraç për Gjermaninë dhe një sfidë frontale për kampionët kombëtarë si Mercedes, BMW dhe Volksëagen.) Ndoshta gjithçka që është arritur gjatë shumë dekadave tani do të shkatërrohet falë emigracionit, luftës së tarifave të Trumpit, populizmit e pasigurive të tjera. Leitmotivi i shqetësuar i ndjenjës popullore, veçanërisht në pjesën mbizotëruese perëndimore të vendit, është “le të varemi nga ajo që kemi”.

Të gjithë e dinë se ky është muzgu i epokës Merkel, por Merkeldämmerung po kërkon më shumë sesa Muzgu epiki perëndive të Wagnerit. Në një sondazh të fundit të Politbarometrit, më shumë se dy të tretat e të intervistuarve u shprehën se duan që Merkel dhe qeveria e saj të vazhdojnë punën deri në fund të mandatit aktual, vjeshtën e vitit 2021. Sigurisht, i takon popullit gjerman të vendosë se kë duan që t`i qeverisë, por me respekt do të sugjeroja që kjo nuk është në interesin më të mirë as të Gjermanisë dhe as të Europës.

Për fat të mirë, edhe politika gjermane nuk është aq e parashikueshme. Merkel dhe pasardhësja e saj e bindur, Annegret Kramp-Karrenbauer, do të përballen me sfidantin e krahut të djathtë, Friedrich Merz. Scholz duhet të garojë për udhëheqjen e partisë me pretendentë nga e majta. Ngjyrat e qeverisjes mund të ndryshojnë. çfarëdo që të ndodhë, mua më duket e qartë: në interesin afatgjatë të Gjermanisë dhe Europës, është koha për ndryshim./ Përktheu SHQIP, marrë nga The Guardian

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.