“Ambasadorë palaço…”, reagon BE: Deklaratat e Metës të papranueshme!

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç reagoi pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili i cilësoi disa ndërkombëtarë si “palaço”. Koçijançiç deklaroi se këto deklarata janë të papranueshme, ndërsa theksoi se blloku mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian. Sipas zëdhënëses, deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të BE-së përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Europian”.

Deklarata e plotë:

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme.

Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Europian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.