Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Këta të dy nuk duhet të flasin për median dhe gazetarinë!

Media në Shqipëri shpesh komentohet nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me të. Fillimisht janë politikanët që duan të japin leksione gazetarie. Këtë tentoi ta bënte zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në studion e "Open", kur diskutohej rasti i shpëtimit nga kampi "Al Howl" i të miturit Alvin Berisha. Këtë gjë tentoi edhe Klevis Balliu.

E si për çudi, të njëjtën gjë bëri sot paradite edhe Besnik Muçi, që mërzinë për vendimin ekstrem të përjashtimit të tij nga sistemi i drejtësisë, ia faturoi sadopak edhe medias.

Më pas vijnë ata që median e kanë parë nga ekrani, por nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme si gazetarë. Një prej tyre është Mark Marku, pedagog në Fakultetin e Gazetarisë. Para dy ditësh, AMA organizoi një tryezë për kontratat dhe pagat e gazetarëve, ku i ftuar nderi ishte Mark Marku. Ai fliste si gazetar, por askush nuk mban mend një artikull të tij., në në mbrojtje të interesit të medias.

Mark Marku është nga ata që pushton studio televizive dhe në vend të gazetarisë, në fakt bën politikë. Atëherë fjala bie,  çdo ky njeri në tryezat e debatit për gazetarinë dhe median?!

Me përjashtim të disa poezive në Gazetën ?Zëri i Rinisë?, Marku nuk ka asnjë kontribut në media. Gazetarët e njohin si politikan afër Partisë Demokratike, për shkak se gjithmonë mbron interesat e kësaj force politike. Nuk ka bërë kurrë një artikull që të mbahet mend, nuk ka punuar asnjëherë si gazetar në ndonjë media, dhe qendrimet e tij kanë qënë të politizuara.

Ai është emëruar pedagog i gazetarisë, falë influencës së bashkëshortes së tij, Dhurata Shehri Marku, e cila punon si Dekane e Fakultetit të Histori-Filologji.

Pas Markut, në tryezën e AMA-s, radha për të folur i erdhi Musa Ulqinit, deputetit të Partisë Socialiste. Kontributin e tij për media, Ulqini e ka dhënë vetëm me disa shkrime të rëndomta tek ?Zëri i Popullit?.

Deputeti nga Shkodra me banim në Tiranë, i zgjedhur si përfaqësues i popullit në qarkun e Elbasanit, konkretisht në zonën e Belshit, ka shumë kohë që i është larguar zanatit tonë. Miqtë e tij të afërt, thonë se Ulqini kënaqet duke soditur buzë liqeneve të Belshit apo duke kafshuar ndonjë pule fshati në lokalet e zonës.

Dikur Fatos Nano e konsideronte Ulqinin, si lavatriçja e Partisë Socialiste, kurse sot ai del e flet për kontratat dhe pagat e gazetarëve. Prandaj, njerëz të tillë, si Marku apo Ulqini, nuk i duhen gazetarisë dhe as medias.

Nëse këta të dy flasin, situata e gazetarëve përkeqësohet. Nëse studentët e gazetarisë ose gazetarët ndjekin shembullin e Markut dhe Ulqinit, e sigurtë është do të mbeten papunë.

Tani, imagjinoni sikur një televizion apo portal, të punësonte Musain apo një radio të humbte dëgjuesit nga zëri prej servili i Markut....!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore