Vrau trafikantin e drogës dhe i vodhi trupin në Meksikë, ja çfarë po ndodh me xhelatin e El Chapo-s (FOTO)

Një prej ish-xhelatëve të El Chapo-s është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e një trafikanti droge në Teksas dhe dërgimin e trupit të tij në Meksikë.

Autoritetet meksikane dorëzuan të kolegët amerikanë Luis Arellano-Romero-n, pasi ky i fundit humbi betejën kundër ekstradimit. 44-vjeçari doli brenda pak orësh para gjykatësit në El Paso, Teksas, ku u njoh me 14 akuza të ngritura ndaj tij, mes tyre vrasje, rrëmbim personi, pastrim parash, armëmbajtje pa leje, trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nën urdhrat e Joaquin Guzman dhe Ismael Zambada, dy themeluesve të Kartelit të Sinaloas, Arellano-Romero kishte rol kryesor në vrasjen e shtetasit amerikan Sergio Saucedo në 3 shtator 2009, pasi ky i fundit nuk kishte arritur të ruante nga policia një dërgesë me 300 kg marijuanë. Trupi i tij u gjet i pajetë në Juarez, Meksikë, pesë ditë më vonë.

Nëse shpallet fajtor për shkelje të aktit RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations – Pjesëmarrje në Organizata të Korruptuara dhe Shantazhiste), Arellano-Romero mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.