U ther disa herë me thikë dhe u qëllua me plumb pas koke, masakrohet brenda në shtëpi modelja 23-vjeçare (Foto)

Një modele dhe trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni. Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur, kur u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.