Si po e vret Berisha për herë të dytë Ardian Dvoranin!

Ardian Dvorani është emri më i lakuar ditët e fundit. Ilir Meta si president i Republikës, pas një përplasjeje me Kuvendin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e ka vënë në “rreth” kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, madje ka bërë edhe një kallëzim penal për të.

Por, sikur të mos mjaftonte presidenti, ndaj Dvoranit ka hedhur akuza të forta edhe ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha. Pas një takimi që ky i fundit zhvilloi paraditen e sotme në Presidencë me Ilir Metën, Berisha u ndal të prononcohej për gazetarët dhe shpalosi një arsenal të tërë akuzash për Ardian Dvoranin.

Dhe kjo është vrasje për herë të dytë për Dvoranin.

Hera e parë ka nisur në 15 marsin e vitit 2008. Berishën dhe Ardian Dvoranin e lidh një histori, që ndoshta pak është bërë publike e ndoshta po kaq pak njerëz mund ta dinë. Bëhet fjalë për të vëllain e Ardianit, Endri Dvorani që humbi jetën në Gërdec. Ai ishte një prej 26 viktimave të shpërthimit të tmerrshëm që ndodhi pak kilometra larg Tiranës në një fabrikë për demontim fishekësh.

Vëllai i kreut të sotëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Endri Dvorani ishte magazinier në ato magazinat e tmerrshme të Mihal Delijorgjit, por që pas tyre fshiheshin familjarë të Berishës.

Sot, Berisha e vret për herë të dytë Ardian Dvoranin, por politikisht me akuza kriminale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.