Francezët e kanë kuptuar gabim: Një kundër-propozim eksentrik!

Nga Nikolaos Tzifakis


Vlerësimi i Francës se zgjerimi i BE-së nuk ka funksionuar prej kohësh tashmë, nuk është i gabuar. Megjithatë, propozimi i Emmanuel Macron, i paraqitur në një “non –paper”, më shumë do t`i përkeqësonte sesa do t`i zgjidhte problemet funksionale të zgjerimit, mendon Nikolaos Tzifakis.

Kjo për shkak se Parisi eviton të merret me dy probleme tejet evidente: e para, sipas ekspertit, është mospërputhja dhe errësimi i procesit të pranimit. Vendet aspirante të BE-së duhet të pajtohen me dy grupe kriteresh. Nga njëra anë, kemi kërkesat teknike të lidhura me adoptimin e plotë të acquis communautaire ( baza ligjore e BE).

Pajtueshmëria me këto terma është një proces i vështirë, por i matshëm që ka të bëjë me transferimin e një sasie të madhe të normave të BE-së në rendin ligjor / burokratik të anëtarëve të kandidatit. Nga ana tjetër, janë kërkesat politike, përmbajtja e të cilave është me “fund të hapur” dhe jo domosdoshmërisht e kufizuar në kornizën e kritereve të Kopenhagenit.

Anëtarët e BE-se i kanë shfrytëzuar në mënyrë rutinë negociatat e pranimit për të zgjidhur çështje të favorshme që janë hapur me kandidatët për anëtarë. Kërkesat teknike dhe politike nuk u komunikohen anëtarëve të BE-së në etapa të ndryshme; ato as nuk trajtohen ndryshe në terma të vendimmarrjes së BE-së. Shtetet anëtare mund të ngrenë çështje për diskutim në çdo fazë të procesit të zgjerimit, ndërsa institucionet e bllokut, e marrin çdo vendim në lidhje me avansimin e rrugës së një vendi drejt anëtarësimit duke ndjekur të njëjtat procedura (supozohet me miratim unanim).

Si rezultat, negociatat e pranimit nuk janë të parashikueshme, le më pastaj, të jetë një proces i bazuar në meritë. Nëse një aspirant i BE-se do të përparojë drejt anëtarësimit, kjo po varet gjithmonë e më shumë nga konteksti i vendimmarrjes europiane. Propozimi francez tregon nevojën për të rritur verifikueshmërinë e progresit përmes futjes së mekanizmave të tillë si “tabela e drejtësisë” apo “semestri europian”. Sidoqoftë, ajo nuk tregon asgjë më shumë sesa vazhdimësinë e mundësisë për t`i vënë veton procesit e për të paraqitur edhe kërkesa politike që nuk kanë lidhje me të. Për rrjedhojë, mospërputhja dhe “ errësira” janë këtu për të qëndruar.

Problemi I dytë madhor është kohëzgjatja e procesit. Asnjë qerthull politik që zgjat 20-25 vjet nuk është optimal. Ne flasim shumë për lodhjen e zgjerimit. Po për lodhjen e pranimit? Si mund të presim në mënyrë të arsyeshme që udhëheqjet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë lëshime të dhimbshme për çështjet kombëtare, kur shpërblimi do të vonojë të mbërrijë për disa vjet, dhe kjo sipas skenarit më optimist. Cila është vlera e premtimeve europiane, realizimi i të cilave nuk duket gjëkundi në horizont?

Ideja franceze e segmentimit të procesit të negociatave të pranimit në shtatë hapa premton të krijojë kritere dhe shpërblime të përkohshme që konsiderohen aq të nevojitura. Sidoqoftë, në atë masë që kandidatëve do tu duhet përmbushin një hap që të kalojnë tek tjetri, negocjatat e anëtarësimit më tepër do të ngadalësohen sesa do të përshpejtojnë, dhe kjo ndodh sepse mundësia e bisedimeve që përparojnë njëkohësisht në kapituj të vendosur në hapa të ndryshëm, thotë Tzifakis, do të venitej krejtësisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.