FOTO/ Makina zhytet në gropën me ujë të nxehtë, digjen të gjallë dy persona

Mediat e huaja raportojnë se dy burra janë djegur të gjallë brenda makinës së tyre. Kjo pasi makina e tyre u zhyt brenda një grope, e cila u hap papritur nga plasja e një tubi me ujë të nxehtë në Rusi.

Dy burrat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritet, u bllokuan brenda në automjet dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.

Fotografi, të cilat tregojnë pamje nga tragjedia e ndodhur, teksa trupat e tyre ngrihen nga një vinç, së bashku me pjesët e mbetura nga automjeti që ata drejtonin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.