Vrasja e gazetares malteze me eksploziv nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari si ndërmjetës

Një person i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetares së njohur investigative në Maltë, Daphne Caruana Galizia është arrestuar bënë me dije burime nga policia, duke e çuar hetimin për vrasjen e saj në një shkallë tjetër.

Ndërmjetësi besohet se ka bërë lidhjen e personit që ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e Caruana Galizia, me autorët e vrasjes, si dhe me ata që ndihmuan në gjetjen e eksplozivit të përdorur në operacion.

Caruana Galizia, e cila shkruante në një blog anti-korrupsion, u vra në tetor të vitit 2017 nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj ndërsa dilte nga banesa në Valleta. Vrasja e saj tronditi Evropën dhe ngriti pyetje për sundimin e ligjit në ishullin e Mesdheut. Tre persona të dyshuar si ekzekutorë u arrestuan në dhjetor në vitit 2017.

Qeveria dhe policia nuk kanë bërë asnjë koment, por Kryeministri Joseph Muscat tha se ai dëshiron të zbardhet e gjithë e vërteta në lidhje me vrasjen Caruana Galizia, edhe nëse kjo do të thoshte se qeveria duhej të merrte vendime të vështira.

Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e gazetares janë përfshirë dhe në skandalin për ndërtimin e një bordelloje holandeze në vendin ishullor. Në këtë çështje, një prej tyre akuzohet se ka mashtruar për të përfituar një shumë prej 100 mijë eurosh.

Gjithashtu, ata janë përfshirë në trafik narkotikësh dhe kontrabandë cigaresh. Ata dyshohet se kanë blerë pajisjen shpërthyese nga Shqipëria për vrasjen e gazetares. Ndërkohë, pas vrasjes dyshohet se fshihet një biznesmen i madh, për të cilin gazetarja po investigonte.

Në hetim, si persona të përfshirë janë dhe dy vëllezër të tjerë, George dhe Alfred Degiorgio, si dhe Vince Muscat, ku ky i fundit ka pranuar që të bashkëpunojë me hetuesit. Biznesmeni, për të humbur gjurmët e përfshirjes së tij në këtë ngjarje të rëndë, kishte krijuar katër rrethe ndërveprimi, në mënyrë që të mos zbulohej se cili ishte porositësi.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.