Top Story/ Ramiz Alia shpëtoi tek festivali 11, Enver Hoxha dënoi Todi Lubonjën

Një episod ku ai shpëtoi mirë është momenti i festivalit të 11 të Radio Televizionit Shqiptar në 1972. Ramizit i pëlqenin këngët dhe muzika e perëndimit. Ai nuk guxoi vetë që të hidhte hapa promovues të artit dhe muzikës modern, por tentoi një herë në jetë që tju linte atyre derën hapur.

“Muzika jonë në atë kohë ishin Led Zepelin, Beatlles, Deep Purple, Tom Jones. Kjo qe muzika që dëgjonim dhe e jepte Radio Tirana. Festivali i 11 i dha fund gjithçkaje, me atë filluan jo vetëm spastrimet në fushën e ideologjisë por edhe mbyllja e Shqipërisë në fushën e ekonomisë, fushën ushtarake. Vete izolimi i Shqipërisë filloi pikërisht pas atij festivali”, tregon Prof. Dr. Fatos Tarifa.

Enverit nuk i pëlqeu festivali, sepse sipas tij ishte shfaqje e liberalizimit në artin shqiptarë  Kështu pasojat i mbajti drejtori i TV ku u transmetua festivali që ishte Todi Lubonja, mik i ngushtë i Ramiz Alisë.

“Ramiz Alia ishte shumë i zgjuar, finok, aktor aty për aty e ndryshonte. Hynim me mendjen tonë e dilnim me mendjen e Ramiz Alisë. Në festivalin e 11 ai ka qenë dakord. Enver Hoxha e thirri Ramiz Alinë, ky edhe e pranoi edhe se pranonte. Nuk jam fut shumë shoku Enver, nuk jam fut këtu, nuk jam fut atje”, tregon Muho Asllani, Ish – anëtar i Byros Politike

Ramizi më lehtë dhe më me sukses përdori gjuhën e Ezopit. Tejet i kujdesshëm në fraza, i pa shkoqitur në kuptime dhe po aq hezitues në veprime. Ai nuk shqetësohej e nuk tregonte dhimbje apo angazhim direkt për problemet e njerëzve, qoftë dhe të atyre që punonte.

“Ramiz Alia ka qenë një figurë gjithmonë oportuniste, ku gjithmonë ka dashur të shpëtojë veten. Ndoshta asnjëherë nuk u mësua se cilat kanë qenë pikëpamjet e vërteta të tij”, tregon Prof. Dr. Fatos Tarifa.

Top Story/ Ramiz Alia shpëtoi tek festivali 11, Enver Hoxha dënoi Todi Lubonjën

Top Story/ Ramiz Alia shpëtoi tek festivali 11, Enver Hoxha dënoi Todi LubonjënNjë episod ku ai shpëtoi mirë është momenti i festivalit të 11 të Radio Televizionit Shqiptar në 1972. Ramizit i pëlqenin këngët dhe muzika e perëndimit. Ai nuk guxoi vetë që të hidhte hapa promovues të artit dhe muzikës modern, por tentoi një herë në jetë që tju linte atyre derën hapur.“Muzika jonë në atë kohë ishin Led Zepelin, Beatlles, Deep Purple, Tom Jones. Kjo qe muzika që dëgjonim dhe e jepte Radio Tirana. Festivali i 11 i dha fund gjithçkaje, me atë filluan jo vetëm spastrimet në fushën e ideologjisë por edhe mbyllja e Shqipërisë në fushën e ekonomisë, fushën ushtarake. Vete izolimi i Shqipërisë filloi pikërisht pas atij festivali”, tregon Prof. Dr. Fatos Tarifa.Enverit nuk i pëlqeu festivali, sepse sipas tij ishte shfaqje e liberalizimit në artin shqiptarë Kështu pasojat i mbajti drejtori i TV ku u transmetua festivali që ishte Todi Lubonja, mik i ngushtë i Ramiz Alisë.“Ramiz Alia ishte shumë i zgjuar, finok, aktor aty për aty e ndryshonte. Hynim me mendjen tonë e dilnim me mendjen e Ramiz Alisë. Në festivalin e 11 ai ka qenë dakord. Enver Hoxha e thirri Ramiz Alinë, ky edhe e pranoi edhe se pranonte. Nuk jam fut shumë shoku Enver, nuk jam fut këtu, nuk jam fut atje”, tregon Muho Asllani, Ish – anëtar i Byros PolitikeRamizi më lehtë dhe më me sukses përdori gjuhën e Ezopit. Tejet i kujdesshëm në fraza, i pa shkoqitur në kuptime dhe po aq hezitues në veprime. Ai nuk shqetësohej e nuk tregonte dhimbje apo angazhim direkt për problemet e njerëzve, qoftë dhe të atyre që punonte.“Ramiz Alia ka qenë një figurë gjithmonë oportuniste, ku gjithmonë ka dashur të shpëtojë veten. Ndoshta asnjëherë nuk u mësua se cilat kanë qenë pikëpamjet e vërteta të tij”, tregon Prof. Dr. Fatos Tarifa

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 19 novembre 2019

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.