Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Blloku në vitet e demokracisë, klube nate dhe të rinjtë e shfrenuar

30 vjet pas ndryshimit të sistemeve politike në vend, Blloku, ky territor mitik, vijon të jetë më i lakmuar nga popullata.

“Tashmë mund të them se shumë vila janë prishur, me tendencën për zhvilluar pronat dhe kjo është një e drejtë, që nuk i mohohet askujt, por shteti duhet të ndërhyjë e të gjejë mekanizmat për të kënaqur pronarin dhe njëkohësisht ti ruaje qytetit atë që është historia e vet”,    tregon Loreta Çepeli, Arkitekte.

Nëse dikur, Blloku ishte i izoluar dhe monoton, sot gumëzhin nga lokalet me muzikë, nga “paradat” që bëjnë makinat luksoze, të rinjtë e veshur me firmato.

Nëse  sot je në modë ose ke një pozitë shoqërore duhet ta demostrosh atë në Bllok.

“Është një hakmarrje, e thellë e brendshme. E atyre që edhe pse nuk e dinë historinë hakmerren ndaj dhunës. Është liri e madhe, lokale për jetë natë. Nga një kështjellë frike në një liqen lirie”, tregon Spartak Ngjela, avokat.

“Po të krahasosh si ishte dhe si është. Atëherë ishte një lule një perlë, sot është bërë një mos e pyet. Sot çfarë nuk flitet për Bllokun e atëhershëm por nuk bëjnë krahasime se si është blloku sot. Në Bllok dëgjohet u vra ky e u vra ai, ndërkohë që në atë kohë nuk dëgjoje për vrasje”, tregon Muharrem Xhafa, ish – shef i Sektorit të Edukimit.

Në këto 30 vite, shqiptarët kanë parë pak ndryshime. Sot, si dikur kemi një shkallë të lartë të nepotizmit në administratë, kemi martesa për interes, kemi “luftë klasash” por jo me pushkatime.

Sot, ata që jetojnë në Bllok, sërish janë njerëzit që kanë më tepër benefite. Duket sikur kemi përsëritje të historisë, me aktorë të rinjë, por më pak të përgjakshme.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/2992782457418950/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore