Skandali/ Lirohet nga burgu kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut

Që prej 21 gushtit e deri më tani, Katica Janeva, kryeprokurorja speciale e Maqedonisë ka qëndruar në qeli. Por, gjykata sot ka marrë një vendim në favor të saj, duke e lënë në arrest shtëpiak. Kështu vendosi sot Gjykata e Apelit, pas ankesës së ish-prokurores speciale.

Pak kohë më parë, përpara marrjes së vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë, ish-kryeprokurorja Speciale ofroi garanci në këmbim të një mase arresti më të butë. Ajo afroi tri banesa por Gjykata Penale e refuzoi atë. Tani Janeva shkon në arrest shtëpiak, por pa garancinë. Ajo është në paraburgim në “Shuto Orizare” prej 21 gushtit të këtij viti kur u arrestua si e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup. Në videon e publikuar duket Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev, me dy valixhe të mbushura me para.

“Boki 13” në këtë rast dyshohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni. Ndërkaq, biznesmeni Kamçev është i akuzuar për pastrim parash dhe vepra të tjera kriminale.

Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.