Skandal në Maldive; Ish shefi i diplomacisë akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës!


Çështja e Kosovës është në zanafillën e një skandali në Ishujt Maldive, vend ky që pavarësinë e shtetit më të ri në Europë e njohu në shkurt të 2009-tës, gati një vit pas shpalljes së saj.

Sipas mediave kosovare, ish-ministri i Jashtëm i Maldiveve, Ahmet Shaheed akuzohet se mori 2 milionë dollarë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ato citojnë shtypin lokal të raportojë se sot është paraqitur një mocion, i cili i bën thirrje parlamentit të këtij shteti që hetimit t’i shkohet deri në fund. Mocionin e ka paraqitur deputeti vendas, Mohamet Nasheed.

Gjithnjë sipas asaj që raportohet në shtypin atje, policia nuk ka arritur të gjente prova se ish-ministri i Jashtëm ka marrë një shumë të tillë për ta njohur Kosovën. Mocioni thuhet se citon edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ku ai pranon siç thuhet, se ka shpenzuar para për lobim në të mirë të rritjes së numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Sipas mocionit, fakti që për këtë çështje nuk është kryer hetim i plotë, duhet të rikthehet në vëmendje të parlamentit të Maldiveve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Madje kërkesat e parashtruara aty shkojnë edhe më tej me pretendimin që të rishikohet vendimi për njohjen e Kosovës, e të shihet nëse një veprim i tillë është ndërmarrë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.