Shtëpia e ëndrrave që do t’ju lërë pa mend, kushton plot 4.6 milionë dollarë (FOTO)

Aktorja e “Hollywood”-it, Katie Holmes dhe komediani i famshëm, Jamie Foxx, zbuluan këtë verë se janë ndarë. Ata patën bashkë një romancë gati 6-vjeçare.

E mesa duket Holmes do që të harrojë çdo gjë nga kjo lidhje, pasi ka nxjerrë në shitje vilën e saj në Calabasas. Në vitin 2014 ajo e bleu për 3.795 milionë dollarë dhe tani kjo rezidencë kushton 4.625 milionë dollarë.

“Daily Mail” shkruan se “shtëpia e ëndrrave” është ndërtuar në 2007-n si pjesë e një kompleksi me stil europian. Nuk është shumë lart me disa nga Kardashianët.

Gjithashtu bëhet e ditur se kjo shtëpi ka plot gjashtë dhoma gjumi, tualete në çdo dhomë e në korridore. Ka një superverandë që e prek dielli për disa orë gjatë ditës dhe një pishinë pranë saj për t`u freskuar.

Për më tepër shikoni albumin me fotot, të cilat do t’ju lënë pa mend:

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.