Shqiptarët jetojnë më gjatë në Ballkan, por më pak se…

Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

Mesatarisht një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj. Prej 2013-s, treguesi i jetëgjatësisë në linje në Shqipëri është vlerësuar në rritje. Në 2013-n jetëgjatësia në lindje në Shqipëri përllogaritej mesatarisht me 77.9 vite, ku te burrat pritshmëria ishte prej 76 vite jetë, kurse te gratë 80.1. Kjo reflekton se edhe hendeku i jetëgjatësisë në lindje sipas gjinisë në Shqipëri po ngushtohet.

Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë. Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Megjithatë, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se në Bashkimin Europian. Sipas Eurostat jetëgjatësia në lindje në 28 vendet e BE-së përllogaritet të jetë 80.9 vite, ku jetëgjatësia te burrat është 78.3, ndërsa te gratë 83.5.Mesatarisht, burrat kanë tendencë të jetojnë 5.4 vjet më pak se gratë në BE.

Në rajonet e BE-së, Comunidad de Madrid dhe Inner London – West regjistruan jetëgjatësinë më të lartë të jetës së burrave në 82.0 vjet gjatë periudhës 2015-2017, duke u ndjekur nga rajonet në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, jetëgjatësia më e ulët e jetës mashkullore gjatë lindjes është regjistruar në Lituaninë qendrore dhe perëndimore (Vidurio ir vakarų Lietuvos regionas, 69.7 vjet), e ndjekur nga rajone të tjera të vendosura në Shtetet Anëtare të Balltikut, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania.

Diferencat më të mëdha të jetëgjatësisë në Lituani

Në një nivel rajonal, hendeku gjinor për jetëgjatësinë gjatë lindjes favorizonte gratë në të gjitha rajonet e Bashkimit Europian. Gratë kanë pritshmërinë që të jetojnë mbi 10 vjet më shumë sesa se sa burrat në Lituani (me një hendek prej 10.1 vjet). Kjo është diferenca më e madhe e jetëgjatësisë midis dy gjinive në BE.

Hendeku gjinor për sa i përket jetëgjatësisë ishin gjithashtu relativisht të larta (mbi 7.5 vjet) në vendet e tjera të Baltikut (Estonia dhe Letonia). Diferencat ishin gjithashtu të larta në të gjitha, rajonet në Poloni, në dy rajonet më lindore të Rumanisë (Nord-Est dhe Sud-Est) dhe në rajonin e ishullit francez të Guadeloupe.

Në anën tjetër është regjistruar një hendek i ngushtë i jetëgjatësisë sipas gjinisë në rajonin më të largët francez të Mayotte i cili ishte më pak se 1.1 vite (të dhënat i referohen mesatarisht për vitet 2015 dhe 2017).

Një hendek i ngushtë është regjistruar edhe në rajonin qendror holandez i Flevoland (2.8 vjet). Pesë rajone të tjera të Holandës (Utrecht, Overijssel, Gelderland, Noord-Holland dhe Zuid-Holland), si dhe tre rajone në Mbretërinë e Bashkuar (Bedfordshire dhe Hertfordshire, Cheshire dhe Essex), kishin diferenca të jetëgjatësisë sipas gjinisë brenda intervaleve 3.0 -3.2 vjet.

Monitor

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.