Rusia kthen 32 fëmijë të ISIS, gratë në Al Hol: Kaq e vështirë të na ktheni?! (FOTO)

Rusia ka riatdhesuar 32 fëmijë të tjerë të anëtarëve të Shtetit Islamik nga Iraku. Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet e fëmijëve që mbërritën në aeroportin Zhukovsky, në periferi të Moskës, duke sqaruar se bëhet fjalë për të mitur të moshave nga 1 deri në 9 vjeç.

Ata do t`i nënshtrohen kontrolleve të kujdesshme mjekësore përpara se të afërmit t’i çojnë në shtëpi. Ministria e Jashtme e Rusisë sqaroi që fëmijët ishin mbajtur në qendrat e azilit në Irak, apo edhe në burgje të këtij vendi ku një pjesë kanë qenë bashkë me nënat e tyre.

Ky është grupi i katërt të fëmijëve rusë që riatdhesohen nga Iraku. Ministria e Jashtme tha se gjithsej në shtëpi janë sjellë 122 fëmijë. Sipas presidentit presidentit Vladimir Putin, 4.000 qytetarë rusë dhe rreth 5.000 qytetarë të vendeve të tjera ish-sovjetike iu bashkuan grupit të dhunshëm xhihadist të shtetit islamik në Siri dhe Irak.

Muajin e kaluar ndërkohë, gratë ruse që mbahen në kampet e familjarëve të Isis-it të kontrolluara prej kurdëve në Siri, i drejtuan Putinit një apel emocional për t`i ndihmuar të kthehen në shtëpi.

Gratë i referoheshin dy kampeve të ndryshme, Al-Holit në veri-lindje të Sirisë dhe Ain Issa pranë kufirit turk, duke këmbëngulur se nuk e mbështesin Shtetin Islamik, por druhen nga të tjerat që janë ende përkrahëse të zjarrta të ideologjisë së kësaj organizate, të cilat i përshkruanin si shumë “agresive”. Një nga gratë dëgjohej në një regjistrim duke qarë, ndërsa pyeste: “Përse është kaq e vështire që të na largoni prej këtej”?!

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.