Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rasti i Alvin Berishës, Meta liron nga detyra ambasadorin shqiptar në Turqi

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Gent Gazhelit, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë pa publikimit të historisë së Alvin Berishës, i cili ndodhej në një kamp në Siri. Në vend të tij është emëruar  Kastriot Robo.

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja ?dh?, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 ?Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë?, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356

Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore