Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përplasja me prokurorin/ Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Durrës. Kjo detyrë i është besuar Artur Çobanit, ndërsa ai do të zëvendësojë Liridon Pulën. Ky i fundit u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Liridon Pula u arrestua pak ditë më parë nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kishin tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, i cili firmosi për arrestimin e tij. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore