Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Parajsa mbi tokë, shihni ishullin ku burgoseshin disa nga kriminelët më të rrezikshëm (FOTO)

Shumë pak persona kanë vizituar plazhet mahnitëse të arkipelagut Fernando de Noronha të Brazilit.

Kjo pasi rreth 75 për qind e këtyre 21 ishujve të vendosur kilometra larg bregdetit në veri-lindje të Brazilit u shpallën park detar kombëtar i mbrojtur në vitin 1988 dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, lejohen të hyjnë vetëm 420 vizitorë në ditë.

Midis shekullit 18 dhe 20, ishulli kryesor u përdor si burg për disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Brazilit.

I përbërë nga një “copë shkëmbi” vullkanik dhe 20 ishuj më të vegjël, ky arkipelag i largët thuhet se u zbulua për herë të parë në fillim të shekullit të 16-të nga detari portugez Fernando de Noronha.

Ai u përdor nga të dy forcat e armatosura, ato holandeze dhe portugeze, derisa ishulli i saj kryesor u bë vendi i një burgu në vitet 1700. Burgu u mbyll në vitin 1957, por disa ish të burgosur nuk u larguan kurrë.

Sot, vizitorët mund të shohin ende disa nga mbetjet e burgut në distancë, të cilat janë mbuluar kryesisht nga gjelbërimi.

Fernando de Noronha ende konsiderohet i izoluar, megjithëse jo në të njëjtën shkallë siç ishte në të kaluarën.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="917551,917563,917552,917553,917554,917555,917557,917558,917559,917561,917562,917564"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore