Pamje shokuese, shikoni se çfarë i bën duhani mushkërive tuaja (VIDEO)


Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve të ndryshme dhe i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Ajo shkakton pothuajse gjysmë milion vdekje çdo vit, që do të thotë se 1 në 5 vdekje ndodh për shkak të pirjes së duhanit dhe dëmtimit të tij në trupin e njeriut.

Sidoqoftë, mijëra njerëz vazhdojnë të pinë duhan pavarësisht rreziqeve shëndetësore dhe programeve të shumta parandaluese.

Njerëzit që pinë duhan kanë dy herë më shumë gjasa të kenë një goditje në zemër dhe 30 herë më shumë gjasa të vuajnë nga kanceri në mushkëri, krahasuar me jo duhanpirësit.

Sidoqoftë, kushdo që ka luftuar me një varësi e di se sa e vështirë është të heqësh dorë. Gjithsesi shpresojmë se pamjet e mëposhtme do t’ju bëjë të rivlerësoni zgjedhjet tuaja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.