“Në Republikën Popullore të Shqipërisë”, Ahmetaj flet si komunist! (VIDEO)

Republika Popullore e Shqipërisë ishte emërtimi zyrtar i shtetit në Shqipëri nga viti 1946 deri në 1976. Kushtetuta e 1976-s e ndryshoi në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, emërtim që u mbajt zyrtarisht deri në 1991, kohe kur u rrëzua komunizmi dhe hyri pluralizmi në vend.

Por edhe pse kemi rreth 30 vjet demokraci, Arben Ahmetaj vijon të jetojë në periudhën e komunizmit. Ish-ministri përdori terma të regjimit gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2020 në Komisionin e Ekonomisë.

Teksa po përpiqej që t’i imponohej ministres së Financave, Anila Denaj, Ahmetaj foli si një komunist kalibri për “sistemin e pagave në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

“Ka pasur një diskutim para shtatë muajsh përsa i përket hierarkisë së pagave. Ministre, qëndrimi im, pavarësisht se ndoshta ju nuk më kuptuat atë ditë, ishte që Ministria e Financave duhet të ketë fjalën e fundit në përcaktimin e hierarkisë së pagave dhe jo të vendoset nëpërmjet vullneteve politike, vullnetet politike duhet të konvergojnë dekonsolidimin fiskal. Kështu që nuk po them duhet ta sillni brenda këtij muaji, por do t’ju lutesha të ndërmerrni një iniciative brenda qeverisë për rishikimin e piramidës së pagave dhe të gjithave në funksion të konsolidimit fiskal dhe përgjegjshmërive që kanë institucionet të përputhen dhe të vetohen nga ministria. Ndryshe, në një periudhe prej pesë vitesh nuk do ta marrë vesh i pari të dytin se kush i vendos pagat në Republikën Popullore të Shqipërisë, në sektorin publik”. (shih videon)

Shqipëria është Republikë Parlamentare që bazohet në sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta dhe demokratike, dhe jo komuniste, siç shprehet Ahmetaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.