Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Misteri për kontratën e Edy Reja/ Në Itali e bëjnë të sigurt: Nuk rinovohet!

Lajmi raportohet nga prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”, e cila nënvizon se ish-teknikut të Lazios dhe Napoli i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë pas humbjes ndaj Francës dhe pavarësisht se do të ketë një takim mes Rejas dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka gjasat që të arrihet një marrëveshje janë të pakta.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Edy Reja me Shqipërinë ka zhvilluar deri tani në total 8 ndeshje duke regjistruar 3 fitore 1 barazim dhe 4 humbje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore