“Mëson vjershat përmendësh”, këngëtarja shqiptare ka diçka për t’i thënë Tayna-s: Freestyle? (FOTO)

Edhe pse Tayna është një nga reperet shqiptare më të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku, ka shumë “rivale” në muzikë, të cilat kanë vendosur që mos ta lënë të qetë.

Para disa kohësh kemi dëgjuar për thumbimet apo diss-et e Rinës, Gjirës, Melindës. E tashmë edhe këngëtarja, Arta Bajrami, ka bërë një postim kundër Tayna-s, e cila deri tani ka vendosur që të mos reagojë.

Vetëm tri ditë më parë, Tayna publikoi një video ku këndonte freestyle dhe mori mijëra klikime në kanalin e “Youtube”. E pikërisht për këtë, Arta ka diçka për të thënë.

Këngëtarja publikoi në “Instastory” një status ku thumbonte freestyle-in e reperes, duke e quajtur thjesht “mësimin e një veshje përmendësh”.

“Freestyle? Me msu vjershën përmendësh freestyle. Noo.”- shkruan Arta në postim, ndërsa ende nuk kemi një reagim nga Tayna.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.