Mbappe nuk luajti me Francën, por u fiksua në stadium pas bukuroshes nga Tirana (EMRI+FOTO)

Shumë vajza bukuroshe dhe të njohura të ekranit shpesh i shohim të pozojnë në Paris, Londër, Dubai, Nju Jork, Milano, nëpër ishujt e resorte luksozë, apo hotele me pesë yje.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston edhe ajo vazhdimisht momente nga jeta e saj.

Beatrix i çuditi të gjithë për Halloween, ku së bashku me kushërirën e saj Anxhelina Hadërgjonaj festuan në një nga hotelet me të shtrenjta të Parisit.

Por fansat nuk u çuditën me hotelin dhe pushimet e shtrenjta, por me faktin se aty ato u takuan me dy yje të futbollit, ose dy lojtarët më të shtrenjtë në tërë historinë e merkatos së futbollit botëror.

Beatrix dhe Anxhelina u shfaqën mes Neymar dhe Mbappe, ku edhe postuan foto nga ky takim, ndërsa dy yjet e futbollit botëror kishin vënë maska, për të mos u njohur nga fansat e tyre.

Mirëpo duket se ai takim jo edhe aq i rastësishëm ka bërë që Mbappe të mos e harrojë lehtë Beatrix. Në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, mes Shqipërisë dhe Francës, ylli i PSG nuk u aktivizua, por në stadium shkëlqente me praninë e saj, këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Ajo postoi një foto, duke treguar atmosferën gjatë ndeshjes. Talenti francez i PSG që vlen aktualisht mbi 200 milion euro, i dha një pëlqim fotos se Beatrix.

Edhe pse nuk u aktivizua në fushë, Mbappe gjeti “papritur” miq në Tiranë.  Dhe jo thjesht të pëlqehesh, por të kesh miqësi me një prej lojtarëve që adhurohet kudo në botë, nuk është pak. Kësisoj, teksa për Mbappe po çmendet prej dy vitesh tifozët e Realit e të Barcelonës, Beatrix Ramosaj ka bërë “goditjen” e saj të madhe.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.