Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush po e kontrollon buxhetin e shtetit, Anila Denaj apo Arben Ahmetaj?!

Prej disa ditësh, në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet intesivisht buxheti për vitin 2020. Në pamje të parë, ky është një proces normal që ndodh vit për vit, por ajo që fshihet nën rogoz, është krijimi i dy grupeve financiare brenda qeverisë.

Nga njëri krah qëndron grupi i Arben Ahmetajt bashkë me ish Ministrat e shkarkuar dhe nga krahu tjetër është grupi i Anila Denjat që gëzon mbështetjen e fortë të Erion Braçes. Të dy këto grupe që i përkasin të njëjtës force politike, kanë krijuar përplasje të forta, duke dëmtuar jo pak financat e vendit.

Le ti marrim me radhë intrigat e kësaj lufte të brendshme.

Në Ministrinë e Financave, buxheti i shtetit për vitin 2020 është realizuar nga Drejtoresha e Buxhetit, znj. Mimoza Dhëmbi, e cila është bashkëpuntore e ngushtë e Arben Ahmetaj, që prej vitit 1998. Çuditërisht, Ahmetaj e hedh poshtë projekt-buxhetin në Komisionin e Ekonomisë, e përpiluar nga një ish vartëse e tij, për shkak se kishte gafa të rënda në përllogaritje. Kjo ka dy shpjegime, ose Mimoza Dhëmbi nën orientimin e Ahmetajt ka hartuar një buxhet me probleme për të fundosur Anila Denajt, ose kjo e fundit nuk di të arsyetojë dhe të mbrojë me argumenta buxhetin e dalë nga Ministria e saj.

Në debatet e fundit të Komisionin e Ekonomisë, Ahmetaj i kërkon llogari Denajt, se përse nuk do të ketë rritje pagash për vitin 2020. Kjo kërkesë e dalë nga goja e Ahmetaj duket paradoksale, në një kohë kur ai drejtoi financat e vendit për 5 vite, dhe nuk i rriti asnjëherë pagat për administratën shtetërore.

Por, problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me hartimin e buxhetit të ri. Edhe në buxhetit e këtij viti, burime të Gazetës SHQIP bëjnë me dije se Ahmetaj nëpërmjet manovrave të tij, ka devijuar shpenzimet dhe investimet. Kjo nuk është kuptuar nga Denaj, e cila po përballet me situatën ku pensionistët rrezikojnë të mbeten pa shpërblimin e fundvitit.

Burime për SHQIP, thonë se Ahmetajn nëpërmjet Mimoza Dhëmbit kanë devijuar edhe buxhetin për Bashkinë e Tiranës, që prek direkt investimet, duke sjell një tjetër përplasje të fortë, asaj mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministres Anila Denaj.

Të gjitha këto prapaskena kanë si qëllim rritjen e pakënaqësisë e qytetarëve ndaj qeverisë, për mungesën e investimeve dhe shpërblimeve për fundvit.Gjithashtu kjo krijon tension brenda radhëve të socialistëve, të cilët herët ose vonë do kërkojnë shkarkimin e Anila Denajt si Ministre të Financave.

Nga ana tjetër, Erion Braçe, nëpërmjet kontrollit të tatimeve dhe doganave, është përpjekur që të rregullojë situatën financiare të shtetit. Por deri tani ka dështuar, për një arsye të fortë.  Burimet për SHQIP, ndër të tjera shtojnë se Ahmetaj i ka thirrur një nga një oligarkët kryesore të vendit, që të mos derdhin detyrimet deri në fund të vitit, për zhytur më tepër në kolaps financat dhe Denajn.

Dhe natyrisht, për të mos rënë në sy, Ahmetaj e pyet sërish Denajn për arkën bosh të shtetit. ?Cila është arsyeja që bien të ardhurat në përqindje, të Prodhimit të Brendshëm Bruto të sigurimeve shoqërore? - kërkon llogari ish Ministri, i cili duket se ka një objektiv të qartë për të ardhmen, atë të rikthimit në qeveri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore