
Kush është ambasadori i ri i Shqipërisë në Turqi, zëvendëson Gazhelin
Menjëherë pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo.
Emërimi i Rodos në këtë post është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në dekret sqarohet se ai do të jetë "dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident"
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja "dh" dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11357
Tiranë, më 19.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
"Mos bëni skaner"/ Biznesmeni që mposhti Covid: Të mos hapen shkollat, do të infektohen 60 % e popullatës

BE nis përdorimin e testeve të shpejta për Covid, por ekspertët paralajmërojnë: S’janë të sakta

Covid-19/ Të mos shkelet ligji për sëmundjet infektive
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
