Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kriza politike/ Basha dhe aleatët i shkojnë Metës në zyrë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret sot në një takim në Presidencë kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 09:00.

Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore