Katastrofat natyrore, Shqipëria pa informacion dhe pa koordinim

Instituti i Gjeoshkencës mbështet vendet e rajonit Adriatiko-Jonian në fushën e menaxhimit të rrezikut nga moti ekstrem. Përmbytjet dhe erozioni bregdetar, ndikimet në ekosisteme, dëmtimet në infrastrukturë dhe aktivitetet prodhuese mund të përkeqësohen nëse kombinohen me mungesën e sistemeve adekuate të paralajmërimit të hershëm dhe strategjive të koordinuara.

Sfidat territoriale të lidhura me mungesën e informacionit dhe njohurive të përbashkëta për motin ekstrem, bashkëpunimi i dobët rajonal, mungesa e koordinimit dhe shkëmbimit të procedurave të mbrojtjes civile do të përballen së bashku nga partnerët e I-STORMS.

Qëllimi është të forcojmë bashkëpunimin për shkëmbimin e njohurive, të dhënave dhe parashikimeve përmes një infrastrukture të përbashkët, strategjive të përbashkëta për përballimin e emergjencave të motit ekstrem, duke përmirësuar në të njëjtën kohë kapacitetet e vendeve pjesëmarrëse dhe procedurat e paralajmërimit të hershëm të mbrojtjes civile, në përputhje me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Përfitimet e projektit do të trajtojnë së pari qytetarët e zonave Adriatiko-Joniane dhe administratat kompetente publike, por edhe vendimmarrësit, agjencitë sektoriale, aktivitetet prodhuese dhe komunitetin shkencor.

Më datën 21 Nëntor 2018, në ambientet e “Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit” në Tiranë, do të mbahet takimi kombëtar dhe trajnimi me pjesëmarrjen e rreth 40 anëtarëve nga i gjithë territori.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.