Johnny Depp sërish beqar, e dashura 32 vite më e vogël refuzoi propozimin për martesë (FOTO)

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it dhe një ndër të preferuarit e femrave, Johnny Depp, tashmë është beqar. Në fillim të këtij viti mediat e huaja zbuluan lidhjen e tij me balerinen ruse, Polina Glen, por thuhet se ata kishin më shumë kohë së bashku.

Madje përflitet se 56-vjeçari kishte bërë plane edhe për martesë me 24-vjeçaren, megjithatë duket se Polina është frikësuar nga kjo ide.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Wanderwall” se Polina kishte refuzuar ta çonte lidhjen në një stad tjetër dhe nuk ka pranuar që Depp të njihet me familjen e saj. Sipas burimeve, Polina i kishte quajtur ‘çmenduri’ planet për t’u martuar me aktorin.

Për këtë arsye, modelja i ka dhënë fund lidhjes dhe është larguar për në Rusi, ku ka publikuar disa foto së fundmi. Mediat e huaja shkruajnë se Polina është përpjekur që të përballojë të gjithë situatën e krijuar me Depp dhe ish-gruan e tij, Amber Heard, me të cilën u nda në vitin 2016.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.