I dënuari për drogë dhunon barbarisht biznesmenen në Lazarat (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lazarat, ku një i dënuar më parë për trafik droge, ka dhunuar një biznesmene grua, por më pas edhe pse është shoqëruar në komisariat është lënë i lirë.

Bëhet fjalë për A.B, 35-vjeç i dënuar për trafik droge dhe që ka dhunuar biznesmen grua L.B pas një konflikti të ndodhur në një prej magazinave në lagjen Kordhoce. Debati mes tyre ka nisur ne ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit 35-vjeçar për të hyrë në ambientet e veta.

Ky debat ka ngjallur acarim e reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.