Gazetarja ofendon çiftin, rrjeti shpërthen ndaj saj dhe një biznesmen…


Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për para. Kur ti me të vërtetë do dikë, nuk ka rëndësi se ku ju çon për të ngrënë, çfarë rroge kanë, apo edhe sa klasë shkollë kanë.

Gjithsesi, jo çdokush e mendon njësoj. Së fundmi një burrë në Afrikën e Jugut i ka propozuar të dashurës së tij në një restorant KFC.

“Njerëzit në Afrikën e Jugut janë aq të varfër sa propozojnë një KFC. Ata nuk kanë fare klas/ Dua të them, kush propozon aty”, ka qenë postimi i saj.

Për shumicën e njerëzve ky ka qenë një moment i ndjeshëm, por një gazetare në këtë shtet shfrytëzoi momentin për ta cilësuar burrin në fjalën si të “varfër”.

Por komenti nuk është pritur ashtu siç duhet dhe gazetarja në fjalë, raporton “BoredPanda”, është detyruar të mbyllë edhe profilin e saj në Twitter pasi është “masakruar” nga njerëzit e tjerë me komente denigruese ndaj saj.

Madje raportohet se një biznesmen lokal është ofruar edhe t’u paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës çiftit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.