FOTO/ Ndizen dritat e festave në Tiranë

Festat e fundvitit po trokasin në kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, Pazari i Ri, i shndërruar në një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë, ndezi dje mbrëma dritat e festave. Nën ritmet e muzikës së fëmijëve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, dritat e pemës së Krishtlindjeve te Pazari i Ri shënuan simbolikisht mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi të gjithë fëmijët për festat dhe shtoi se edhe në këto ditë të gëzueshme Tirana do të jetë solidare dhe mirënjohëse.

Më tej, ai shtoi se pas Pazarit të Ri, dritat e festave do të ndizen edhe në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit, për të sjellë një atmosferë sa më festive për qytetarët.

“Dua shumë që si çdo vit të ndezim dritat në çdo lagje të Tiranës. Do e fillojmë nga Pazari i Ri, më pas do e vazhdojmë në disa sheshe kryesore, sepse duam që festa të mos jetë vetëm në qendër, por në të gjithë territorin e Tiranës. Dua që të gjitha bizneset, ata që mund të rregullojnë vitrinën e tyre, ballkonin e tyre, ata që mund të rregullojnë portën e shtëpisë, hyrjen e pallatit, të gjithë të na japin një dorë, që e gjithë Tirana të jetë një ambient festiv”, shtoi Veliaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.