Fituesi i “Big Brother 6” flet për ndarjen me Oriola Marashin: Nuk komunikoj me të, nuk i menaxhoja… (FOTO)

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë së disa viteve më parë me modelen, Oriola Marashi.

“Miq me ish-in pas ndarjes” ishte tema delikate për të cilën u diskutua në studio dhe Anaid pranoi se me disa nga vajzat nuk ka folur pas ndarjes, ndërsa me të tjera vijon dhe flet.

Ndërkohë kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti për Oriolën, Anaidi pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një përiudhë të shkurtër me të, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me modelen.

I ngacmuar nga Bieta, Anaidi pranoi se ishte shumë e vështirë që t’i manaxhonte ndjenjat, ndaj ishte më mirë që mes tyre të vendosej një distancë, që ekziston edhe sot e kësaj dite.

“Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin. Nga unë mbase!”, përfundoi fituesi i “Big Brother 6”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.