Eneda Tarifa zbulon si ka qenë veshur para 15-viteve: Kostum me copë 15 mijë lekësh dhe rroba të marra borxh (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun, Eneda Tarifa, ka zbuluar së fundmi disa detaje mjaft domethënëse dhe interesante nga hapat e saj të karrierës.

E ftuar në emisionin “ThumbOn”, Eneda, e cila ka vite në skenë është shprehur se fillimet e saj kanë qenë mjaft të vështira, duke filluar që nga veshja.

Gjatë bisedës në studio, ajo u pyet “nëse i vjen të qeshë me veten kur shikon si është veshur para 10 apo 15-viteve”. Eneda u shpreh se nuk i bën përshtypje, pasi është veshur mirë me kohën.

Por këtu këngëtarja ka zbuluar se në rastin kur ka marrë pjesë në një festival, ajo e ka qepur kostumin me një copë që i kushtoi vetëm 15 mijë lekë të  vjetra.

“Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto fhe vesha të asaj.Në momentin e fundit jam sajuar”, ka thënë Eneda.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.