E veshur me të kuqe, Fatma Methasani poston fotot më të ëmbla të shtatzënisë

Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, ka vendosur sot që të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” foto mjaft të ëmbla me barkun e rrumbullakosur.

Ajo së bashku me partnerin e saj, shefin e kuzhinës Alfio Rrotani presin që të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Nëpërmjet fotove të postuara në rrjetet sociale, Fatma ka treguar sa shumë ka ndryshuar trupi i saj. Në fotot e publikuara sot, ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq të ngushtë, i cili i tregon se sa i është rritur barku.

Moderatorja simpatike mban duart në barkun e rrumbullakosur duke ‘përqafuar’ foshnjën, ndërsa vetëm pak javë më parë zbuloi gjininë e fëmijës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.