Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

E veshur e gjitha në të zeza dhe e përlotur, presidentja kroate kujton...(FOTO)

Vukovari i Kroacisë, që ndodhet në afërsi të kufirit me Serbinë ka shënuar përvjetorin e 28-të të masakrës, ku ushtria e Jugosllavisë bashkë me forcat serbe vranë mbi 3000 kroatë.

Ushtarët e Jugosllavisë bashkë me forcat paramilitare serbe e mbajtën qytetin e Vukovarit nën rrethim për 87 ditë. Në këto ditë, në qytet ranë më shumë se 11000 bomba dhe qyteti kaloi në duart e forcave serbe më 18 nëntor të vitit 1991.

Mijëra qytetarë e zyrtarë të lartë të shtetit kroat morën pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në mesin e tyre ndodheshin edhe presidentja Kolinda Grabar Kitarovic, kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokovic dhe kryeministri Andrej Plenkovic.

Gjatë ceremonisë, u mbajt një marsh përkujtimor nga spitali deri te varrezat përkujtimore, ku u varrosën viktimat e masakrës. Të afërmit e viktimave dhe qytetarët vendosën lule te varrezat.

Pushtimi serb, i cili filloi pas rrethimit, zgjati deri më 15 janar të vitit 1998. Trupat e rreth 500 personave të vrarë në Vukovar nuk janë gjetur akoma.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="917688,917702,917689,917690,917691,917704,917701,917692,917693,917694,917696,917697,917698,917699,917700,917703"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore