Divorc i pashmangshëm me FSHF? Media italiane zbulon fatin e trajnerit të Kombëtares

Shqipëria i mbylli me humbje eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro” 2020.

Së fundmi vjen lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.

Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan: “Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, duke arsyetuar se tekniku italian nuk arriti objektivat me kuqezinjtë. “Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan media italiane.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.