Denoncimi i gazetares: Gjyqtarit i vjedhin makinën, bëjnë krimin dhe ia kthejnë mbrapsht


Gazetarja Klodiana Lala shkruan se një gjyqtar i shkallës së parë ka rënë pre e një skeme kriminale.

Lala njofton në rrjetet sociale, se makina e gjyqtarit është vjedhur nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë përdorur makinën në një ngjarje kriminale dhe më pas e kanë kthyer sërish.

Ngjarja që duket si skenar filmi është e zbuluar nga Policia, që më pas ka kontrolluar edhe shtëpinë e gjyqtarit, të cilin Lala nuk e ka zbuluar me emër, që nuk ka patur asnjë dijeni për atë që ka ndodhur në banesën e tij brenda një nate.

Denoncimi i plotë i Klodiana Lalës:
Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.