Atentati ndaj prokurorit/ Kejvina nuk e merr makinën, çfarë u gjet në celularin e saj (Foto)

Vetëm një ditë pas kërkesës së Kejvina Kthellës në Gjykatë e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka vendosur t’i kthejë modeles celularin.

Prokurorët kanë këqyrur telefonin e saj dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka interes më për hetim. Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur të mos i kthejë Kthellës automjetin, të cilin e konsideron si provë.

Kujtojmë që sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

Balkanweb

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.